Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, ka ironizuar Evi Kokalarin pas lajmërimit të largimit të kësaj të fundit nga partia e Berishës, ku u bë shkak manipulimi që u krye në zgjedhjen e kryetarit të ri të FRPD-së.

Përmes një postimi në Tëitter deputeti Agron Gjekmarkaj shkruan:

“Si kometë u shfaq Kokalari në botën tonë të trazuar dhe tani po iken duke lënë pas ankth e pasiguri, shumë mall , brengë, dilema.

Pas ikjes se Konices dhe Kadaresë kjo është e treta. Na premtoi rithemelimin por na la pendet e zhgenjyer e uruara”, ironizon në statusin e tij Gjekmarkaj.

Kokalari i cilësoi zgjedhjet e FRPD-së si një turp, ndërkohë që edhe shumë të rinj antarë të forumit rinor kane akuzuar ashpër Sali Berishën dhe Belind Këlliçin si përcaktuesit e fituesit. (TemA)