Çdo vit, VIP-at duket se vijnë me kostumet më të mira për festën e famshme. Ne kemi parë gjithçka dhe duket se do të shohim edhe më shumë këtë vit.

Sigurisht, idetë që mund të përdoren në Halloween janë të shumta. Në varësi të humorit tuaj, ju prezantojmë këtë grim.

GRIMI I KYLIE JENNER PËR HALLOWEEN

Kylie, fotografuar për promovimin e markës së saj të suksesshme të bukurisë, Kylie Cosmetics. Nëse edhe ju i doni superheronjtë, atëherë do të mbeteni të impresionuar. E shohim duke pozuar para posterave të Gotham City, e veshur me një kostum shumë të ngjashëm me atë të Batman-it.

Grimi i saj është shumë ekstra, i frymëzuar nga superheroi dhe veshja e tij. Shohim një kombinim me nuancë të errët, të verdhë dhe të bardhë në një rezultat mbresëlënës.