Pas ndarjes nga këngëtarja Shakira, me të cilën kishte 11 vite i martuar dhe kanë dy fëmijë, futbollisti Gerard Pique është filmuar me partneren e tij të re. Futbollisti duket se është tërhequr përfundimisht nga ish-lidhja e tij afatgjatë, pasi është fotografuar duke shijuar një ditë me të dashurën e re Clara Chia Marti, në Paris.

35 vjeçari dhe Clara lëviznin me skuterë elektrikë në kryeqytetin francez, ku dukej se çiftit i bashkoheshin dhe dy shokë. Gerard ishte veshur me një bluzë të thjeshtë të bardhë me një xhaketë xhins të zbehur dhe pantallona ngjyrë bezhë.

Ndërkohë, partnerja e tij zgjodhi një xhaketë lëkure të zezë të veshur mbi një bluzë të bardhë të cilën e kombinoi me xhinse të zeza të gjera.