Milan të mërkurën do luajë një sfidë deçizive në Champions League përballë Chelsea-s, por në Londër kampionët e Italisë do shkojnë të gjymtuar. Si të mos mjaftonin mungesat e disa futbollistëve të shtunën kundër Empolit u shtuan edhe dy të tjera, Saelemaekers dhe kapiteni Calabria. Ndërkohë më herët Florenzi dhe Ibrahimovic, ndërsa mungesat që do dhembin më shumë janë ato të Theo Hernandez dhe portierit Maignan. Sulmuesi Origi vijon gjithashtu të jetë jashtë gadishmërisë për trajnerin Pioli, ndërsa lajmi i mirë është vetëm rikthimi në stërvitje i Leao-s.

Nuk dihet ende nëse portugezi do mund të japë kontributin e tij, por që ta nisë nga fillimi do jetë shumë e vështirë. Aspekti favorizues është se Milan nga 2 ndeshjet e para ka marrë katër pikë, ndërsa Chelsea është i fundit në grup me vetëm 1 pikë.