Shkrimtari dhe diplomati Pëllumb Kulla thotë se politikanë që kanë qenë spiunë dhe bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit nuk meritojnë as mëshirë dhe as keqardhje.

Në një intervistë për Euronews Albania Kulla u shpreh se nëse Meta dhe Berisha kanë qenë spiunë duhet të goditen.

Sipas tij, njerëz edhe jashtë politikës që kanë qenë spiunë meritojnë të dënohen.

“Nëse është për t’u goditur Meta le të goditet, s’ka pse të shqetësohet Berisha. Nëse e meriton pse jo. Uroj që mos të kenë qenë, por nëse kanë qenë tregon një notë të shëmtuar në demokracinë e shumëvuajtur shqiptare. Edhe ata që s’kanë pasur poste, por kanë dëmtuar të afërmit dhe shokët, nuk shpreh asnjë keqardhje, atyre u takon të mallkohen, shahen dhe dënohen, por s’mund të justifikohen. Është gjest jashtë moralit të shoqërisë njerëzore”, tha Kulla.