Orsiola, gjatë takimit që zhvilloi në një ambient të këndshëm buzë liqenit, tregoi më shumë për jetën e saj.

Gjatë bisedës, konkurrentja e “Për’puthen” kujtoi një fazë të vështirë nga fëmijëria e saj. Ajo rrëfeu se kur jetonte me familjen në Greqi, ka përjetuar bullizëm nga bashkëmoshatarët grekë.

Oriola kujton si traumë nga fëmijëria e saj ditën kur shokët dhe shoqet të klasës së dytë, morën vizatimin e saj dhe e shkatërruar, duke e bërë të ndihet keq dhe e nënvlerësuar. Ajo thotë se bullzimin që ka përjetuar, nuk ia ka treguar as prindërve.

“Unë e shikoja që nuk ishte bullizmi vetëm tek unë. Prindërit mi vetëm punon. Kur ikje të merrej byrekë te shkolla, prisja sa të merrnin të gjithë dhe unë isha e fundit në radhë, dhe do merrja nëse kishte mbetur më”, tregon konkurrentja mes lotësh.

Neda Balluku thotë se bullzimi ka qenë një ndër arsyet përse bashkë me familjen u rikthyen në Shqipëri shumë vite më parë.

“Unë më pak, por ime motër e ka përjetuar shumë racizmin. Ajo këndonte dhe shpesh i hiqeshin pjesët, vetëm se ishim shqiptarë. Kjo ka qenë një ndër arsyet pse jemi kthyer në Shqipëri”.

Ajo që unë jam kujdesur është të mos e kemi fare bullizmin pjesë të vetes time, pasi kush bullizohet rrezikon të bëhet vetë bullizues.

Edhe Petro tregon në studio se ka përjetuar racizëm kur jetonte në Greqi:

“Edhe unë kam qenë në Greqi i vogël, por nuk kam lënë njeri të më sulmojë, i kthehesha gjithmonë. E kam përjetuar racizmin”.