Partia Demokratike e Kosovës ka ngritur ditën e sotme akuza të forta ndaj ministres së Industrisë dhe Tregtisë në Prishtinë, Rozeta Hajdari.

Përmes një deklarate për media, kreu i grupit parlamentar të PDK, Abelard Tahiri deklaroi se Hajdari ka përplasur një fëmijë me makinën e saj por është shpallur e pafajshme padrejtësisht. Po ashtu, sipas Tahirit, ministrja e promovon Kosovën si një vend ku kanë lindur manastiret ortodokse serbe.

“Ministrja Rozeta Hajdari nuk ka dhënë përgjegjësi të mjaftueshme për rezervat në grurë që në konsiderojmë se kemi një manipulim të madh.

Pastaj, skandali ku një ministre godet me veturë një fëmijë dhe deklarohet e pafajshme. Dhe një ministre e papërgjegjshme që e promovon Kosovën si vend ku kanë lindur manastiret ortodokse serbe”- deklaroi Tahiri.