Olti Curri ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku është folur për fobinë. Një ndër të ftuarit, ekonomistja Denisa Kele po tregonte një histori kur ishte me pushime në veri dhe gjatë natës i kishte hipur në kurriz një gjarpër. Olti Curri duke i patur fobi gjarpërinjtë, nxori farcoletën për të fshirë djersët.

Në ato momente blogeri kuptoi se gjatë emisionit ka fshirë djersët me Lekët që kishte në xhep dhe jo me farcoletën që kishte tek xhepi tjetër duke shkaktuar të qeshura në studio.

“Unë kam që qëparë që po më kalojnë djersë të ftohta duke folur për temën dhe kam një orë emision që fshihem me Lekë nga sikleti, ndërkohë që farcoletën e kam tek xhepi tjetër dhe po shikoja veten në televizor, thashë çfarë po bëj si në dasmë”, tha Olti Curri duke qeshur.