Nga Mitro Çela/

Artur Ylli Zeqiri: nga Përmeti në Bordo.Sarandë. Pano Bakalli marton vajzën.Dasma në restorant “Santa Quaranta”.Muzikë popullore dhe valle.Një pushim.Në mes të sallës një artist me violinë!Ezmer. Veshur me shije. Këmishë e bardhë. Zhile-jelek.Mendova: artist francez.Violina nisi të vallëzonte.Melodi e qetë.Pastaj kërceu.Nisi vrapin.U ngrita në këmbë. E pashë artistin nga afër.Harku u tendos. Mu duk sikur iu këput një fije.Violina më kujtoi gërnetën e Laver Bariut.Nga larg më vinte melodia e këngës : ”Mora rrugën për Janinë”

-Qante gërneta. Vajtonte Ylli Zeqiri. Këngëtari i famshëm përmetar, mik i Mentor Xhemalit.Në sallë ra qetësi. Artisti dhe violina u bënë një.Nisi një vals. Një balandë.Salla e dasmës mu duk si skenë muzike.Artisti u zgjat. U zgjerua.Djersët lagën flokët.Pikat e djersës binin mbi violinë.

Sa zgjati? Mu duk sikur violina kishte fillim. Nuk kishte fund.Qetësi. Artisti u ul. Iu afrova.-Mitro! Nuk po më njeh? Jam Artur Ylli Zeqiri.-Vazhdon në Permet?-Jam në Bordo. Në Francë.-Vetëm?-Me familjen. Kam 9 vjet.-Pse e le Përmetin për Bordonë?-Një muzikant francez fitoi një projekt në Bruksel. Bashkoi një shqiptar. Nje sirian. Një indian. Një arab. Krijoi grupin “Miksi”.-Ti i bie violinës?-Jo. Luaj edhe me lahutë. Klarinetë. Violinë. Këndoj.-Ku ke mësuar?-Violinën në lice dhe institutin e arteve.

Veglat e tjera në shkollën “Sazet e Përmetit”.Me usta Laver Bariun.Këngën me babain: Ylli Zeqirin.-Laver Bariun e kam pasur mik të babait dhe mikun tim.-Baba im ishte shofer në Përmet. Laveri punoi ca kohë si ndihmës.Unë kam qënë në shtëpinë e Laverit. Kemi ngrenë e kemi pirë. Kam bërë edhe intervista. Por më ka dalë nga mendja për ta pyetur:-Pse mban mbiemrin “Bariu”?-Babai i usta Lavetit, quhej Bari Nurkia. I famshëm në kohën e Zogut në Korçë. Leskovik. Përmet.

Ai donte që Laveri të mësonte lahutën. Vëllait Mamanit i bleu klarinetë.Vëllai nuk kishte talent. Laveri. I mësoi të dyja.Duke adhuruar babain, shkoi në gjendjen civile. Ndërroi mbiemër. Nga “Nurkia” në “Bariu”.Korrigjim vetëm për vete. Vëllezrit. Djemtë mbajtën mbiemrin “Nurkia”.-Në Francë, cila vegël nga sazet e Përmetit pëlqehet më shumë?-Lahuta.-Kanë lahutë francezët?-Po. Me një ndryshim. Jona ka dy tela. Francezia ka vetëm një tel.Kam një projekt: dua ta përsos lahutën tonë…