Një video gazmore e një maceje duke kënduar po shpërndahet në TikTok, dhe disa pretendojnë se në fakt po thotë frazën e famshme “Yabadabadoo” nga Flintstones.

Videoja virale ka mbi 45 milionë shikime, 5.6 milionë pëlqime dhe më shumë se 75 mijë komente.

Disa vunë re se macja ishte e mërzitur, gjë që pronarja e konfirmoi duke shtuar se ajo regjistroi momentin kur macja takoi shokun e ri të dhomës, një mace tjetër të adoptuar.

Pati një debat në TikTok për atë që në të vërtetë po këndon macja e lezetshme dhe nuk munguan komentet qesharake.

“Është Fergie duke kënduar himnin kombëtar amerikan”, “Gjithçka që dëgjoj është ferr, ferr, ferr” dhe “Ajo tha ‘Yo Gaba Gaba’”, ishin disa nga komentet, ndërsa një tiktoker pyeti “Kur do të dalë albumi?”.

@cloud9pethotel Yabadabadooooo!! #catsoftiktok #cats #kittens #angrycat #funnycat. #pets #petsoftiktok ♬ Lets Meow Together – Afra Al-Dhaheri