Vesa Luma dhe Big Basta janë një ndër çiftet më të dashur nga publiku shqiptar. Ata prej disa kohësh, jetojnë në Australi, por kjo nuk i pengon të jenë larg syrit të publikut.

Çifti është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku ndajnë momente të ndryshme nga jeta e përditshme. Madje, së fundmi, Vesa i ka dhënë mundësinë fansave të saj të bëjnë pyetjet që dëshirojnë në Instagram.

Ndër të tjera, këngëtarja është pyetur edhe për një fëmijë të dytë. Vesa ka kthyer një përgjigje me plot humor, por duke lënë të kuptohet se është në planet e afërta.

“Sa të më kaloj ky gripi”, ka shkruar ajo, përmbi një video, në të cilën shfaqet duke luajtur me të birin, Lianin.