Sot dhe nesër (8 dhe 9 tetor) qielli do të shkëlqejnë nga shkëmbinjtë e zjarrtë hapësinor dhe pluhur gjatë shiut vjetor të meteorëve Draconid. Fatkeqësisht, Hëna e plotë do të shkëlqejë në maksimum duke venitur paska shiun e meteorëve. Shiu i meteorëve ndodh kur Toka kalon nëpër retë e mbeturinave shkëmbore të lëna pas nga kometat. Gjatë dy netëve planeti ynë do kalojë mes miliona shkëmbinj të vegjël të akullt të mbetur nga kometa 21P/Giacobini-Zinner, e cila kalon nëpër sistemin tonë diellor dhe kalon orbitën e Tokës një herë në 6.5 vjet, sipas NASA-s. Ndërsa ato “thërrima kometash” të vogla bien në atmosferën e Tokës me mijëra, disa në mënyrë të dukshme marrin flakë dhe kalojnë nëpër qiell, duke u bërë zyrtarisht meteorë. Shumica e këtyre shkëmbinjve hapësinorë digjen shumë kohë përpara se të arrijnë në sipërfaqen e Tokës, megjithëse disa mund të jenë mjaft të mëdhenj për t’i mbijetuar zbritjes dhe të godasin tokën si meteorë. Sipas NASA-s, në një vit të zakonshëm, vëzhguesit e qiellit mund të presin të shohin 10 deri në 20 meteorë Draconid. Megjithatë, hëna e plotë e këtij muaji ka të ngjarë të shkëlqejë më shumë se shumica e tyre. Asnjë teleskop apo dylbi nuk është i nevojshëm për të kapur shfaqjen në atmosferën e planetit tonë.