Serie A ka në program tre ndeshje këtë të shtunë, të vlefshme për javën e 12-të. Në 15:00, Napoli fitoi 4-0 me Sassuolon duke mbajtur sërish kreun e Serie A. Për të besuarit e Spallettit shkëlqyen Osimhen dhe Kvaratskhelia.

Dueli do hapej në minutën e 4 nga Osimhen, teksa në të 19 minutë sërish sulmuesi do realizonte për të qetësuar të tijtë. Të dy golat erdhën pas asistit të Kvaratskhelia. Gjeorgjiani do ishte sërish protagonsit, këtë herë duke shënuar vetë në minutën e 36 pas asistit të Mario Rui.

Pjesa e parë u mbyll 3-0 për Napolin, që nuk e ndali hovin as në 45 minutat e dyta. Osimhen u kujdes të merrte topin në shtëpi, duke shënuar golin e katërt të ndeshjes dhe të tretin personal në minutën e 77. Pas 12 javësh, Napoli prin renditjen e Serie A me 32 pikë, gjashtë më shumë se Milan që ka një ndeshje për të zhvilluar (nesër, Torino – Milan).