Napoli fitoi 1-4 me Cremonese në transfertë, sfidë kjo e vlefshme për javën e nëntë në Serie A. Për skuadrën e Spallettit shënuan Politano në minutën e 26, Simeone në të 76 minutë, Lozano në 90+3 dhe Olivera në 90+6.

Përkohësisht te vendasit barazoi rezultatin Dessers në të 47 minutë. Me këto tri pikë napoletanët e Spallettit mbajnë vendin e parë në Serie A me 23 pikë. ndjekur nga Atalanta me 21 dhe Udinese e Milan me 20 pikë.