Moti i keq ka përfshirë Greqinë. Situata paraqitet alarmante në Kretë. Mediat greke bëjnë me dije se për pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa një grua rezulton e zhdukur.

Nivelet më të larta të shiut janë regjistruar në zonat e Heraklion, Kretë.

Deri në orët e pasdites ka pasur përmbytje në Agia Pelagia, ndërsa më pas stuhitë kanë goditur Sitinë dhe lindjen e Kretës.

Në Video shihen momente dramatike në të cilat burri ndodhet në automjetin e tij dhe po bëhen përpjekje për ta nxjerrë atë.