Mos harroni çadrat!
Ditën e premte, moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm. Kryesisht do të mbizotërojnë vranësirat e dendura edhe pse në pjesën veriore parashikohen intervale kthjellimi. Reshjet e shiut do të jenë prezente në pjesën jugore, aty ku nuk do të mungojnë shtrëngatat dhe rrebeshet intensive. Gradualisht, në mesditë reshjet do të shtrihen në të gjithë territorin me intensitet mesatar dhe në formën e shtrëngatave. Sipas shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në mbrëmje reshjet do të ndërpriten për të mbetur lokale vetëm në juglindje. Era do të fryjë nga verilindja e veriperëndimi mesatare dhe hera herës e vrullshme me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zona malore 5 deri 16°C;

në zona e ulëta 8 deri 21°C;

në zona bregdetare 8 deri 22°C.