Mike Maignan mbetet një shqetësim i madh për Milan. Gardiani kuqezi, pikërisht në momentin kur po bëhej gati për tu rikthyer në fushë, pësoi një tjetër dëmtim në pulpën e majtë, në të njëjtën këmbë që u dëmtua pak kohë më parë.

Në pritje të ekzaminimeve të tjera pas 10 ditësh, lajmet që vijnë nuk janë aspak pozitive. Sipas parashikimeve të para, Maignan e ka mbyllur vitin me Milan, mund të rikthehet vetëm për sfidën e fundit në Serie A më 13 nëntor kundër Fiorentinës.

Në radhët e përfaqësueses franceze shpresojnë se mund të jetë në dispozicion të ekipit për Botërorin e Katar. Trajneri Deschamps dhe stafi i tij kanë vendosur ta përfshijnë në listën paraprake, me shpresën që të arrijë të rikuperojë në kohë.