Viktimat e luftës në Ukrainë kanë mbërritur në 6,322 ndërsa 9,634 janë të plagosur. Ky është bilanci i situatës, tha nënsekretarja e çështjeve politike të OKB-së, Rosemary DiCarlo duke thënë se shifrat janë ndoshta shumë më të larta se kaq.

Ndërkohë vijojnë akuzat kundër Iranit për dronët e shitur ndaj Moskës për të sulmuar forcat ukrainase. Ndër të tjera, Kina ka nisur thirrjen për depërshkallëzim të situatës.

Nga ana tjetër, po rritet frika e bllokimit nga rusët dhe ukrainasit po kërkojnë bashkëpunëtorë në fshatrat e çliruara që t’i ndihmojnë për përballjen. Në Bakhmut, Donetsk po goditet me breshëri plumbash ndërsa në lindje, forcat ruse krijuan një barrier me antitanke prej 2 kilomtrash për të ndaluar sulmet ukrainase.

Ndihma financiare nuk do të mungojë për Ukrainën. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi dje se Unioni do t’i japë Ukrainës deri në 18 miliardë euro gjatë gjithë vitit 2023 për të mbuluar nevojat themelore buxhetore të vendit të shkatërruar nga lufta.