Rusia vijon të mos bëjë hapa pas sa i takon pezullimit të marrëveshjes së eksportit të grurit ukrainas përmes Detit të Zi. Moska ka akuzuar Kievin se ka kaluar dronë nënujorë në Krime përmes korridorit të sigurt për grurin.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Andrey Rudenko ka deklaruar se do të ketë një marrëveshje për rifillimin e eksportit të grurit vetëm pasi të sqarohen të gjitha rrethanat e sulmit ndaj anijes së tyre në Detin e Zi.

“Çdo fjalim për hapat e mëtejshëm nga Rusia në lidhje me marrëveshjen e grurit me Ukrainën do të jetë i mundur vetëm pasi të sqarohen të gjitha rrethanat e sulmit ndaj anijeve të flotës sonë të Detit të Zi dhe Këshilli do të mbajë një mbledhje për këtë temë”.