Ditën e sotme Kryeministri Rama doli në një komunikim me qytetarët nëpërmjet Facebook-ut duke i kthyer përgjigje në komente. Qytetari: Ti e dije se nuk prekeshin 4 % nga fushoja e re por mbi 50% deri në 94% në dhjetor, andaj e dije se si po valonte tenxherja e zemërimit. Ruajte qeverinë dhe zgjedhjet lokale që po vinë, kaq!

Rama: E para, nuk preken dhe nuk prekeshin dhe nuk do të preken mbi 50% dhe deri në 94 % në dhjetor. Kjo është një fantazi. Sepse unë nuk jam këtu për të treguar përralla se nuk ma lejon detyra dhe nuk ma lejon vetja. Unë jam këtu për të folur me fakte dhe për të mbajtur përgjegjësi mbi ato që them. Dhe faktet janë fakte. Mjafton të shohim regjistrat e konsumit të OSHE-së për të kuptuar që shifrat e dhëna nga ne janë të vërteta.

E dyta nuk ka Kryeministër në planet edhe ai më i keqi që të mos shfrytëzojë çdo lloj mundësi për të bërë më të mirën kur vjen puna tek prekja drejtpërdrejt e të përditshmes së njerëzve. Që do të thotë, që për asnjë arsye në botë nuk do të thosha diçka që është e pavërtetë sepse faktikisht e vërteta do të dilte shumë herë më shpejt sesa do të ndihmonte mungesa e kujtese lidhur me atë që u tha.

Nuk ka lidhje kjo me asnjë lloj tenxhere zemërimi dhe me asnjë tenxhere grumbullimesh. Por ka lidhje me një fakt. Kemi pasur dy element ta shtyjmë vendosjen e fashës dhe të mos e vendosim në muajin tetor. Elementi i parë është reshjet. Kemi pasur reshje që kanë shtuar kuota në hidrocentrale dhe posaçërisht në Fierzë. Dhe elementi i dytë është një trend kursim që ka bërë që nevoja për energji të jetë shumë më e ulët sesa parashikim. Dhe duke qenë se nevoja është më e ulët sesa parashikim, atëherë ne këtë nevojë mund të vazhdojmë ta përballojmë pa pasur kërcënim në aspektin financiar. Nëse trendi i kursimit do të vazhdojë dhe nëse reshjet do të vazhdojë atëherë ne do ta kalojmë pa asnjë të papritur muajin tetor.