AC Milan's Portuguese forward Rafael Leao (C) scores the 3-1 gol during the Italian Serie A football math between Empoli and AC Milan on October 1, 2022 at the Carlo-Castellani stadium in Empoli. (Photo by Alberto PIZZOLI / AFP) (Photo by ALBERTO PIZZOLI/AFP via Getty Images)

Rafael Leao është një nga katër lojtarët e vetëm me të paktën katër gola të shënuar dhe katër asiste në pesë ligat kryesore europiane në zhvillim. Këtë statistikë portugezi i Milanit e ndan së bashku me Lionel Mesin, Nejmarin e PSG-së dhe Dango Uataran e Lorios në kampionatin francez.

Impakti i tij në këtë fillim sezoni ka qenë vrastar e nuk është rastësi që kampionët e Italisë kanë humbur vetëm në një ndeshje, ndaj Napolit, ku ai nuk ishte i pranishëm për arsye skualifikimi. Në kontratë deri në vitin 2024, gjatë këtij muaji duhet të nisin bisedimet për rinovimin e tij deri në 2027-ën me një përmirësim të rrogës nga 1.5 milionë eurot aktuale në 6.5 milionë.