Строящаяся морская нефтяная платформа на заводе в Циндао. 1 ноября 2015 года. Цены на нефть растут, но аналитики сохраняют пессимистичный прогноз с учетом избыточного предложения и вероятного укрепления доллара после предстоящего повышения процентных ставок ФРС. REUTERS/Stringer

(Reuters) – Austria po shqyrton një taksë të papritur pas fitimeve të mëdha që kanë arritur kompanitë e energjisë, tha të shtunën e 15 tetorit, zëvendëskancelari Werner Kogler. Politikani i Partisë së Gjelbër tha se dëshiron të vendosë deri në fillim të vitit të ardhshëm mbi mënyrëm se si do të zbatohet taksa. Taksa mund të zbatohet gjithashtu në mënyrë retrospektive në vitin 2022, i tha ai mediave.

“Diçka do të ndodhë. Unë guxoj ta njoftoj këtë lajm tani” tha ai. Kështu, Austria do t’i bashkohet shumë vendeve europiane duke aplikuar taksën e papritur, që vendoset për ato kompani të cilat papritmas janë duke fituar disa herë më shumë se më parë, jo prej investimeve të tyre, por thjesht sepse çmimi i energjisë në tregje është shtrenjtuar.