Futbollisti i kombëtares, Odise Roshi i cili është pjesë e grumbullimit të kombëtares për miqësoren e datës 26 tetor ndaj Arabisë Saudite, foli në emisionin Zona Gol në SuperSport ku theksoi se; “Kam kaluar një dëmtim të rëndë dhe kam dy muaj që jam operuar nga pubalgjia, por tashmë po stërvitem rregullisht dhe besoj se jam riaftësuar totalisht. Është hera e parë që në kombëtare shoh kaq shumë lojtarë nga Superiorja, por është një shans i mirë për ta dhe të realizojnë një ndeshja sa më të mirë ndaj Arabisë Saudite.

Ne i presim mirë të rinjtë, nuk janë ende të gjithë, por kemi komunikuar para stërvitjes dhe jemi ambientuar. Kemi parë edhe ndeshjen Chelsea-Manchester United. Shorti i Europianit është i mirë, kemi konkurrentë Çekinë dhe Poloninë, por mund t’ia dalim se janë lojtarët më të mirë që ka pasur ndonjëherë komëbtarja. Kemi shumë kualitet dhe mund të shkojmë në Europian.

Kemi lojtarë që luajnë në elitën e Europës, por suksesi vjen avash-avash. Besoj se çunat do të jpain gjithçka për të shkuar në Europian. Kur marrë ftesën kam një energji tjetër, kam luajtur në Bundesligë, Kroaci apo Rusi por kombëtarja është e veçantë, nuk e di si është për të tjerët.

E ardhmja e Rejës? Trajneri është njeri shumë i mirë dhe një trajner i madh. Është shumë i komunikueshëm me lojtarët, do kisha dëshirë që trajneri të vazhdojë. Por, varet nga trajneri dhe presidenti,

Trajner shqiptar? Nëse dikush merr përgjegjësitë që mund ta çojë skuadrën lart, pse jo”, u shpreh Roshi.