Deputeti demokrat Belind Këlliçi i përfolur si kandidat i PD-së për bashkinë e kryeqytetit, ka dhënë një deklaratë raciste dhe fyese ndaj banorëve të Tiranës.

I pyetur nga gazetari Endri Xhafo emisionin “Log.” se a ka miqësi me Veliajn, Këlliçi u përgjigj se ai ofendohet nga kjo pyetje pasi ai nuk është i ardhur në Tiranë.

E ndërsa iu vu re se më këtë përgjigje humbi votat e të ardhurve, Këlliçi tregoi arrogancë duke thënë se nuk e kishte merak këtë pjesë. Nuk dihet se çfarë mendon kryetari i tij i partisë, Sali Berisha, për këtë deklaratë, pasi edhe ai është i ardhur në Tiranë.

Pjesë nga biseda:
Xhafo: Shok me lali Erin, Belind?

Këlliçi: Larg qoftë mo. Gjithçka mund të pranoj për veten time, kjo pyetje është ofendim për mua. Nuk jam një brez me të as nuk jam i ardhur në Tiranë.

Nazarko: I humbe votat e të ardhurave?

Këlliçi: Pa merak ma lër mua këtë pjesë, nuk jam kandidat, e dua Tiranën.