Gazetari dhe analisti, Milaim Zeka, ka folur mbrëmjen e sotme për një moment të vështirë që i është dashur të kalojë gjatë jetës së tij.

Zeka tha në News24 se kohë më parë kishte menduar t’i jepte fund jetës duke dalë para trenit.

Ai rrëfeu se këtë gjë e ka menduar gjatë kohës kur është arratisur nga ish-Jugosllavia dhe ka kaluar nëpër Austri me temperaturë -30°C.

“Unë e kam patur mik të shpirtit Bekim Femiun, ai ka bërë vetëvrasje për shkak të një operacioni të dështuar që i shkaktoi paralizë në gjysmën e trupit.

Unë vetë kur jam arratisur si i ri nga ish-Jugosllavia dhe kam kaluar nëpër Austri ishte temperatura -30°C dhe ngaqë kam përjetuar një të ftohtë dhe humba në malet e Austrisë vetë kam menduar te vetëvrasja, kam dashur të dalë para trenit”, theksoi gazetari.