Dasma e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha me blogeren e njohur Armina Mevlani ishte kryefjala e mediave rozë javën e shkuar. Foto dhe video të çiftit, madje edhe fjalimi përshëndetës i babait të dhëndrit vërshuan në rrjetet sociale. Por një nga pyetjet që u shtrua gjerësisht ishte: A ishin fëmijët që Shkëlzen Berisha ka nga martesa e parë në dasmën e tij. Emisioni Goodmorning Albanians në Euronews Albania ka siguruar një foto që tregon se djali i Berishës ka qenë i pranishëm në dasmën e të atit. Çifti kishin ftuar më shumë se 300 persona, ku mes tyre kanë spikatur personazhe të njohur nga politika, ekrani dhe muzika. Ajo që tërhoqi vëmendje ishte padyshim nusja, e cila kishte zgjedhur plot tre fustane. E thjeshtë dhe me një sharm që e karakterizon, Armina shkëlqeu në krahët e Zenit. Pak minuta më parë, ky i fundit ka ndarë disa foto në rrjetet sociale, mes tyre disa që nuk janë publikuar më herët.