Në Përputhen, përveç njohjeve dhe romancave të reja, tregohen edhe histori të kaluara që mund të kenë lënë gjurmë në memorien e konkurrentëve. Orsiola ka treguar gjatë takimit katër minutësh me Petron, lidhjen e saj të vetme që ka pasur, e cila kishte zgjatur katër vite dhe I kishte lënë një shije mjaft të hidhur. Ajo ka treguar se xhelozia e ish-partnerit të saj kishte arritur deri në pikën që vetë ajo
të mos e donte veten. Orsiola ka treguar se ish- i dashuri i kishte vendosur edhe GPS në makinë.

Orsiola: Kam pasur një lidhje të keqe. Personi tjetër ishte shumë xheloz e më pengonte në shumë gjëra. Nuk dilja nga shtëpia sepse ai më bënte të mos e pëlqej veten. Më vuri GPS në makinë. E kisha shumë të vështirë të ndahesha se më thoshte do të vij në shtëpi, unë në shtëpi jetoj me prindërit. Gjëja më e mirë që kam bërë është që jam ndarë me të. Ishte katër vite lidhje dhe kur e nisa isha 16 vjeçe.