Mauro Icardi nuk dorëzohet dhe kërkon me patjetër të shpëtojë martesën e tij me Wanda Narën.

Pasi Nara u largua nga Turqia drejt vendilindjes së saj në Argjentinë, aty ku edhe është e përfshirë në disa projekte televizive, futbollisti prenotoi një biletë dhe “fluturoi” drejt Argjentinës për t’u takuar personalisht me atë që ende konsiderohet si bashkëshortja e tij.

Madje, sulmuesi “injoroi” edhe Galatasarayn teksa nuk ishte pjesë e skuadrës për ndeshjen ndaj Adana Demirspor. Ndërkohë, nga Argjentina zbulojnë se Wanda e ka pranuar takimin me Icardin, por ai do të mbahet me praninë e avokatit të agjentes e cila kërkon të ketë dëshmitar në atë se çfarë do të ndodhë në ballafaqimin me futbollistin.

Mbetet për t’u parë tashmë nëse Icardi do të mund ta kthejë në favorin e tij këtë situatë, edhe pse duket se Wanda në këtë moment është e bindur për t’i dhënë duart ish-sulmuesit të Inter.

Top Channel