Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesin special për Çështjet Tregtare dhe Marrëdhëniet mbi Biznesin, në Byronë e Çështjeve Ekonomike dhe Biznesit në Departamentin Amerikan të Shtetit, Dilawar Syed.

Ibrahimaj ndodhet në Uashington, SHBA ku po merr pjesë në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore.

“Diskutuam mbi zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, potencialin e saj dhe sesi po i përgjigjemi kësaj krize të gjerë botërore, për të reduktuar sa më shumë efektet”, u shpreh Ibrahimaj.