Edy Reja ka meritë të padiskutuar në rinovimin që i ka bërë në këto 3 vite ekipit përfaqësues, por shpesh është kritikuar për zgjedhjet që ka bërë, kjo në momente të caktuara. Me të në krye të Kombëtares, Armando Sadiku, heroi i “Euro2016” është zhdukur prej kohësh. Pavarësisht këtij detaji, Sadiku vijon të realizojë në mënyrë konstante këtë periudhë.Të dielën, Sadiku realizoi sërish për ekipin e tij Cartagena duke e dërguar në katër numrin e golave në tetë ndeshje në LaLiga2, dy më pak se Myrto Uzuni.