Hotel “Beratino” është një tjetër destinacion turistik në zemër të Mangalemit, në Berat.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto të hotelit, me ambientet e këndshme të qëndrimit dhe tryezat me gatime tradicionale.

“Shtëpia e familjes Ceca është kthyer në një nga më të preferuarat e vizitorëve vendas e të huaj për pamjen magjike që ofron, mobilimin e veçantë duke ruajtur traditën dhe ushqimin plot shije”, shkroi Rama.

Shtëpitë e shndërruara në pika agroturizmi, është kthyer në një formë e shkëlqyer biznesi që siguron jo vetëm të ardhura ekonomike por edhe nxit punësimin e zinxhir në një sëre biznesesh të tjera.

Interesi për të bërë investime të tilla ka ardhur gjithnjë në rritje sidomos në qytetet me tradita dhe karakteristika të veçanta tradicionale që ngjallim interes për vizitorët në çdo kohë të vitit.