Dashi

Ne jeten ne cift do jeni me te motivuar per te bere gjithcka qe partneri te ndihet mire. Atmosfra do jete e ngrohte dhe emocionet qe do perjetoni do jene te shumta. Edhe beqareve do iu buzeqeshe fati. Do kaloni nje dite te bukur dhe me takime interesante. Ne planin financiar nuk duhen ndermarre shume rreziqe sepse do gje mund te kthehet ne disfavorin tuaj.

Demi

Dielli do ua beje diten me te lehte dhe me te bukur ne dashuri. Jeta ne cift do jete edhe me harmonike dhe me e ngrohte. Beqaret duhet te pergatiten per nje takim shume te rendesishem. Kujdesuni pak me shume per pamjen qe te bini edhe me shume ne sy. Kujdes, mos e ekzagjeroni! Do shpenzoni pa limit gjate kesaj dite deri kur ta kuptoni se xhepat po boshatisen.

Binjaket

Sot do kerkoni paqen ne jeten tuaj dashurore. Duhet te tregoheni me tolerante dhe te dashur me partnerin. Mos provokoni debate. Beqaret duhet te bejne me shume kujdes me ata qe do takojne. Nuk jane serioze dhe mund te tallen me ju. Do filloni te mendoni per nje projekt te ri profesional. Financat do vijne duke u permiresuar. Perfitoni per te blere dicka te vlefshme.

Gaforrja

Sot nuk do jepni maksimumin ne dashuri. Megjithate me mbeshtetjen e planeteve do keni qendrueshmeri sentimentale dhe deshirat do ju realizohen. Mos u shqetesoni. Beqaret do terhiqen nga nje person i embel dhe i qete. Lereni veten me te lire. Kujdes me operacionet financiare qe do beni. Plutoni do iu nxite te shpenzoni edhe me teper dhe buxheti do te destabilizohet.

Luani

Duhet t’i kushtoni me shume vemendje personit tuaj te zemres. Ai do kete nevoje per nje keshille dhe ju jeni te vetmit qe mund t’ia jepni. Beqaret kane kerkuar shume nje dashuri te bukur dhe sot do keni shume mundesi qe ta gjejne. Planetet do ju bejne te perballoni cdo pengese me me lehtesi dhe do ju sjellin fat ne planin financiar. Perfitoni sa me shume!

Virgjeresha

Sot duhet t’i pranoni realitetet edhe pse disa mund te jene te veshtira per ju. Mundohuni te rregulloni konfliktet me partnerin. Jeni ende ne kohe duke qene se situata nuk eshte alarmante. Beqaret do kene takime interesante por duhet te jene te kujdeshem. Mos vendosni menjehere! Merkuri do iu ndihmoje te mos keni probleme financiar por gjithsesi tregohuni vigjilente ne cdo moment.

Peshorja

Neptuni do ua turbulloje pak mendimet ne jeten ne cift. E veshtire do jete te gjeni edhe ekuilibrin. Tregohuni me te sinqerte dhe shprehini te gjitha ato qe ndieni. Beqaret do kene nje dite te mbushur me ngrohtesi, xhentilese dhe romantizem. Do keni fat te gjeni personin e duhur! Situata financiare do te rigjallerohet. Kjo nuk do te thote te shpenzoni pa fund. Mendoni edhe per te ardhmen.

Akrepi

Per pjesen me te madhe te cifteve dita e sotme do jete aktive dhe bashkepunimi do te perforcohet. Nga ana tjeter Plutoni do nxite edhe ndonje debat te vogel qe do e zgjidhni menjehere. Beqaret do takojne dike interesant por nuk duhet te bejne premtime qe nuk jane te sigurt ne i mbajne dot. Problemet financiare ka shume mundesi te zgjidhen. Mos shpenzoni pa mase.

Shigjetari

Deshirat tuaja me te zjarrta edhe mund te realizohen gjate kesat dite duke pare pozicionin e mire qe ka Plutoni. Partneri do iu perkedhele me teper sesa kohet e fundit. Perpjekja e beqareve per te joshur dhe per te gjetur personin ideal do te jape me ne fund frytet e veta. Me buxhetin do tregoheni me realiste. Kjo do iu beje te jeni edhe me te matur me shpenzimet.

Bricjapi

Ne jeten ne cift duhet te tregoheni shume te duruar dhe te matur. Shume shpejt do vijne edhe momentet qe mezi po i prisni. Per beqaret mund te jete edhe sot dita e shumepritur. Shikoni me kujdes kudo qe shkoni dhe mund te gjeni ate qe po kerkonit. Ne sektorin financiar do dini t’i organizoni shume mire gjerat dhe do vendisni stabilitet. Mos prisni te pasuroheni menjehere.

Ujori

Do kete disa konflikte te vogla ne jeten ne cift por do rregullohen sa hap e mbyll syte. Pjesa tjeter e dites do shkoje shume mire. Ciftet do bejne nje kthese te rendesishme ne jeten e tyre. Reflektoni mire dhe beni ate qe ju thote zemra. Nese kishet menduar per nje projekt i cili kerkon goxha para do e realizoni, por shpenzime te tjera nuk duhet te beni. Financat do te pakesoheshin mjaft!

Peshqit

Jeta ne cift mund te kete disa probleme gjate kesaj dite. Do debatoni ashper mbi nje teme delokate dhe nuk do bini ende dakord. Lereni tjetrin te shprehet lirisht. Beqaret do jene ne humor te mire dhe do bejne cmos ta bejne per vete personin qe pelqejne. Gjithsesi yjet keshillojne vetekontrollin. Financat do jene ne pergjithesi te mira, mos u shqetesoni per kete.