Spanjë- Një nga yjet e futbollit botëror, Andres Iniesta duket s eka kaluar momente mjaft të vështira në jetë, depresionin.

Mesfushori, i cili ka fituar çdo trofe të mundshëm në karrierë, në podcastin e The Wild Project tregon prapaskenat. Ai shprehet se në vitin 2009, pas vdekjes së mikut të tij më të mirë, ish-futbollistit Daniel Jarque ai kaloi në depresion dhe iu desh të kurohej me patjetër.

“Kur po luftoja me depresionin, momentet më të bukura të ditës sime ishin kur merrja pilulat dhe shkoja në shtrat për të fjetur. Jeta të mëson se depresioni është sëmundje mendore që mund të prekë këdo”, shprehet Iniesta.