Daut Haradinaj nga AAK ka shprehur falënderim ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për fjalimin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës.

“E përcolla me vëmendje kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ishte i saktë dhe i vërtetë si asnjëherë më parë”, ka shkruar ish-komandanti i UÇK-së.

“E vërteta vonon, por gjithmonë triumfon”.

“Respekt kryeministër”.