Nuk ka histori derbi i Mançesterit, që dominohet totalisht nga City i Guardiolës, që mposht me rezultatin tenistik 6-3 rivalët e United.

Haaland dhe Foden janë protagonistët absolutë të vendasve dhe shënojnë të dy nga një tregolësh në portën e “djajve të kuq”.

Shumë tifozë të “djajve të kuq” u larguan nga stadiumi pas përfundimit të pjesës së parë, që rivalët e City e fituan me rezultatin e thellë 4-0.

Skuadra e Ten Hag u mundua që të reagojë në pjesën e dytë, por United u zgjua shumë vonë dhe golat e Antony dhe Martial (dygolësh) vlejnë vetëm për statistika.