Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri priti Zv.Kryetaren e Grupit Parlamentar të Partisë Social-Demokrate në Bungestagun gjerman, Gabriela Heinrich.

Në një postim në rrjete sociale, Gjiknuri thekson se pjesë e bisedës ishte dhe nevoja që Këshilli i Evropës të rishikojë rezolutën mbi pretendimet për “trafikimin e organeve njerëzore”, ndërsa u vlerësua mbështetja gjermane për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

“Pata kënaqësinë të takoja Zv.Kryetaren e Grupit Parlamentar të Partisë Social-Demokrate në Bungestagun gjerman Gabriela Heinrich. Bashkëpunimi i ngushtë midis dy partive tona, mbështetja e fortë e qeverisë gjermane për Shqipërinë në kuadër të procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe nevoja që Këshilli i Evropës të rishikojë rezolutën mbi pretendimet për “trafikimin e organeve njerëzore” ishin disa prej temave kryesore të diskutimit”, deklaroi Gjiknuri.