Trupi i modeles dhe influencueses që numëron mbi 300 mijë ndjekës në Instagram, Aneka Townsend, e njohur si ‘Slickianna’ u gjet në breg të detit në një plazh në Xhamajka.

Rreth orës 9:30 të mëngjesit, plazhistët njoftuan autoritetet pasi zbuluan një trup pjesërisht të dekompozuar që notonte në ujë. Hetuesit thanë se trupi u gjet në një gjendje gjysmë nudo me një plagë në kokë.

Aneka u identifikua nga nëna e saj. Ssipas raportimeve, policia mund të ketë gjetur dy të dhëna kryesore për vdekjen e saj tragjike. Një peshqir i mbuluar me gjak dhe një paruke ishin ndër sendet që u hoqën nga vendi i ngjarjes.

Policët xhamajkanë thanë se kishin identifikuar një person të lidhur me vrasjen e modeles. Ata kanë kërkuar që personi të dorëzohej në Stacionin e Policisë Freeport deri në orën 17:00 të së shtunës për të ndihmuar me hetimet, por ai nuk gjendet askund.

Gjithashtu një automjet është sekuestruar në lidhje me hetimin e policisë.