Një milion e gjysmë ukrainas janë lënë në errësirë prej sulmeve ruse ndaj sistemeve elektrike ndërsa ‘shiu’ i raketave dhe droneve ruse vijon. Presidenti Volodymyr Zelensky bëri një thirrje të re për qytetarët duke u kërkuar atyre të kufizojnë konsumin e energjisë elektrike.

Gjithsej 40 sulme me raketa dhe 16 dronë kamikaze Shahed-136 u nisën dje nga forcat ruse vetëm në Ukrainë. Ndërsa kundërofensiva ukrainase ndaj Khersonit vazhdon .

Në sfond, kriza NATO-Rusi dhe rreziku i përshkallëzimit: Divizioni 101-të Ajror , një nga divizionet elitare të sulmeve ajrore të Ushtrisë Amerikane, është vendosur në Rumani.