Foto që të tronditin janë ato të publikuara nga mediat e huaja për histornë e Lonnie Willison, jeta e së cilës është dëshmi se sa e paparashikueshme mund të jetë ajo. Lonnie Willison konsiderohej mbretëresha e pasarelave dhe popullariteti i saj i solli miliona dollarë. Por Willison luftoi me varësinë nga droga dhe i dha fund martesës së saj 2-vjeçare dhe 2 vjet më parë u shfaq duke kërkuar ushqim në kazanët e mbeturinave në Los Angeles, këmbëzbathur dhe e droguar. “Unë nuk kam folur me Jeremy. Nuk dua të flas me miqtë e mi. Po kaloj mirë. Nuk dua që dikush të më ndihmojë… Unë nuk kam celular. Unë kam ushqim dhe një vend për të fjetur. Marr ca para aty-këtu, dhe ha ushqim nëpër kosha dhe afër dyqaneve. Ka shumë”, tha ajo më parë për britaniken “The Sun”.