Kreu i grupit parlamentar të AAK, Besnik Tahiri, ka komentuar fjalën e Edi Ramës sot para KiE. Ai shkruan në Twitter se fjalimi ishte i fuqishëm dhe se porositë e tij për luftën e UÇK ishin të sakta dhe s’mund tw mohohen.

Statusi i plotë:

Kryeministri Edi Rama në adresimin e tij para Asamblesë Parlamentare kishte porosi shumë të sakta, që s’mund t’mohohen.

Fjalimi ishte i fuqishëm sikurse edhe reagimi i disa anëtarëve të kësaj Asambleje. Një fjali e urtë që e përdori shumë thotë: fjala e drejtë vret, por kthjell.