Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkeled Alibeaj bëri publik emrin e opozitës që do të kenë kandidatë për pozicionin e Avokatit të Popullit.

Alibeaj tha se kandidatët e PD për të qenë kandidat për Avokat të Popullit ishin Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj. Por në fund pas disa raundesh u vendos që kandidati i PD për të qenë kandidat për institucionin e Avokatit të Popullit të jetë Ledio Braho.

Ai theksoi se përzgjedhja e këtyre dy kandidaturave u bë bazuar mbi disa kritere, që ishin pastërtia e figurës, profesionalizmi por dhe ajo që është më e rëndësishmja të mos kishin asnjë lidhje me sigurimin e shtetit.

“Procesi i përzgjedhjes dhe i votimit në parlament kërkon një shumicë të cilësuar 2/5. Duke pasur parasysh këtë premisë baze, të gjithë e këtë proces e kemi para me seriozitetin më të madh për shumë arsye.

Sot e gjithë arkitektura e shtetit shqiptar është e deformuar. Institucionet e pavarura janë të kapura dhe të përqendruara në një dorë të vetme maxhoranca.

Në kemi dhënë sinjale për mënyrën si duhet të zgjidhen funksionarët e latë.

Kriteret e kryesore ishin, pastërtia e figurës, një element kryesor i konceptit të vettingut. Është një rast i mirë për ta vënë në jetë. Kandidati të mos ketë lidhje me shtetin dhe diktaturën.

Grupi i PD arriti të fokusohet në dy emra, Ledio Braho, Dorjan Gjomarkaj. DO bëjmë publike gjendjen civile për gjithësecilin”, deklaroi Alibeaj.