Kryeministri Edi Rama është ndalur të flasë edhe për emigrimin, një tezë e artikuluar nga opozita, sipas së cilëve Shqipëria po shpopullohet. Për këtë, Rama tha se të gjithë duhet t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë në vendin e tyre.

“Të mendosh të largohesh është legjitime, të çash detin e të shkosh aty ku është pasuria më e madhe e botës është legjitime, ne jemi në fund të kësaj radhe se historia jonë është e tillë, por sot nuk është siç ishte dje, sot janë mundësitë këtu, sidomos ata që kanë një shtëpi të vjetër sado të rrënuar në fshat, ose që kanë një tokë, është mundësi reale për ta kthyer në një mundësi dhe të fitosh 5 fishin e asaj që mund të fitosh atje duke punuar për tjetrin, janë faktet dhe shembuj konkret”, tha Rama.