Një ndarje pa dhimbje mund të ekzistojë vetëm nëpër filma, por në realitet nuk është aq e lehtë. Nuk ka asnjë përgjigje universale për pyetjen se sa kohë duhet për t’u rikuperuar. Hidhërimi mund të jetë afatgjatë dhe ndonjëherë duket sikur kanë kaluar muaj apo edhe vite pa ndryshime në gjendjen tuaj emocionale. Një studim i vitit 2007 zbuloi se 71 % e njerëzve që kishin kaluar kohët e fundit një ndarje ndiheshin më mirë pas rreth tre muajsh ndërsa një studim i 2018 tha se iu deshën rreth gjashtë muaj. Është e qartë se nuk ka shumë konsistencë por disa njerëzve u duhet më shumë kohë për të kapërcyer një dashuri të kaluar. Ekspertët besojnë se nëse jeni mashtruar, tradhtia mund ta vështirësojë shërimin. Kjo pasi jo vetëm që po përjetoni ndarjen por në të njëjtën kohë do të duhet të përballeni me faktin se dikush që dashuroni ka zgjedhur me vetëdije t’ju lëndojë.