Pavarësisht se është thelbësore për jetën në Tokë, fusha magnetike nuk është diçka që mund ta shohim në vetvete apo të dëgjojmë.

Por çuditërisht, shkencëtarët në Universitetin Teknik të Danimarkës kanë marrë sinjale magnetike të matura nga misioni satelitor Swarm i ESA dhe i kanë konvertuar ato në zë.

Rezultati është shumë i frikshëm dhe mund ta dëgjoni

Fusha jonë magnetike krijohet kryesisht nga një oqean hekuri i lëngshëm i mbinxehur, që përbën bërthamën e jashtme rreth 3000 km nën këmbët tona. Duke vepruar si një përcjellës rrotullues në një dinamo biçikletash, ai krijon rryma elektrike, të cilat nga ana tjetër gjenerojnë fushën tonë elektromagnetike që ndryshon vazhdimisht, shkruan

Nga viti 2013, treshja e satelitëve Swarm të ESA-s po përdoren për të kuptuar saktësisht se si krijohet fusha jonë magnetike duke matur saktësisht sinjalet magnetike që rrjedhin jo vetëm nga bërthama e Tokës, por edhe nga manteli, korja dhe oqeanet, si dhe nga jonosfera dhe magnetosfera.