Harry Kane është në fokusin e Bayern Munich me bavarezët që identifikojnë te sulmuesi i Tottenham, tiparet e duhura për të zëvendësuar Robert Lewandowskin. Megjithatë, një transferim i tillë është mjaft i komplikuar teksa për momentin vetë Kane ka kërkuar të qëndrojë i vëmendshëm në sezonin aktual për të arritur objektivat me Tottenham, por edhe me Anglinë në Kupën e Botës. “Bayern është një top klub, por vëmendja ime tashmë është tek Tottenham. Aq më tepër që tashmë luajmë në Champions dhe kemi një ndeshje deçizive ndaj Eintracht Frankfurt. Për fat dy ndeshjet e radhës i kemi në shtëpi dhe duhet të përfitojmë për të siguruar kualifikimin. E dimë sa i rëndësishëm është kalimi i fazës së grupeve dhe tashmë është momenti për të treguar veten dhe për t’ia dalë”, u shpreh Kane duke hequr në këtë formë vëmendjen nga zërat që e lidhin me Bayern Munich.