Jemi mësuar me skena të ndryshme në udhëtimet tona me autobus, drejt qyteteve të tjera të vendit.Era e keqe, bisedat me zë të lartë e veprime jo të zakonshme të udhëtarëve, janë vetëm disa nga “fenomenet” tipike shqiptare që i hasim përditë kur udhëtojmë. Kjo i ka ndodhur edhe një të riu, i cili i ka hipur autobusit nga qyteti i Shkodrës drejt Tiranës. Por për fatin e tij të keq ka rastisur pranë një zonje, e cila nuk i kishte përfunduar të gjitha përgatitjet estetike në shtëpi. Gruaja ka nxjerrë manikyrin dhe açetonin e thonjve dhe ka filluar të fshijë e të lyejë thonjtë e saj, në sediljen ku ishte ulur. Djali i indinjuar e ka dërguar videon pranë redaksisë.

Ai shkruan:

Shkodër-Tiranë full options. Tani edhe me manikyr-pedikyr.