Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 29 qytetarë të infektuar me COVID-19. Fatmirësisht, nuk ka pasur asnjë humbje jete nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë identifikuar në këto bashki:

16 në Tiranë, 4 në Sarandë, 2 në Kamëz, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Fier, Roskovec, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër.

Aktualisht janë 344 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orë janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,393 që nga fillimi i epidemisë.