Një nga emrat më të famshëm të botës së televizionit, kinemasë dhe modës në Itali, si dhe një nga gratë më të spikatura për bukurinë mesdhetare, Manuela Arcuri, do të vijë me një projekt shumë interesant për publikun shqiptar.

Të enjtën, 27 tetor, ora 19:00, Arcuri do të jetë në kinemanë Cineplexx TEG në një super event, për tu takuar e bashkëbiseduar me publikun, si dhe për të parë së bashku me ta filmin “Blades in the darkness” (“Kthetrat e shqiponjës”). Si një popull që kemi patur vazhdimisht afeksion për çdo gjë “Made in Italy”, ku kinemaja nuk bën përjashtim, padyshim që emri i Arcurit nuk është aspak i panjohur për ne. Ne e kemi ndjekur në serialet “Carabinieri”, “Il peccato a la vergogna” (“Mëkati dhe turpi”), “L’onore e il rispetto” (“Nder dhe respekt”) etj dhe tani kemi mundësi të shohim një prodhim italo-gjerman, i xhiruar në Shqipëri , me protagoniste Manuela Arcurin.

Në zhanrin thriller, aksion, horror, filmi zgjat 82 minuta dhe partneri i aktores është gjithashtu një emër shumë i njohur, Francesco Rossini. Ai ka ardhur tek publiku shqiptar me serialin “Elisa di Rivombrosa”, ndërsa do të jetë në kinemanë Cineplexx QTU, Tiranë me 29 tetor, ora 19:00 ku do të ketë mundësi të takojë fansat e tij dhe të ndjekë filmin bashkë me ta.

Historia e filmit “Kthetrat e shqiponjës”

Jemi në Tiranën e vitit 1997. Kaosi pas rënies të komunizmit i ka hapur dyert një lufte të përgjakshme civile. Matia, vetëm një adoleshent, ngacmohet nga shokët e tij. Në përpjekje për të shpëtuar, ai fshihet brenda një bunkeri të braktisur. Në atë ndërtesë drithëruese, Matia do të jetë i pari që do të zbulojë diçka të frikshme dhe të paimagjinueshme që do të ndryshojë gjithë jetën e tij…. Tiranë 2022. Davide, Xhulia, Nua dhe Adrian po planifikojnë të ardhmen e tyre të re; një investim për një ambient të ri modern duke përdorur një bunker nga regjimi i mëparshëm. Një prej tyre, fshehurazi, përpiqet të mashtrojë të tjerët për të shlyer një borxh ndaj disa “të njohurve të vjetër”, të cilët nuk marrin jo për përgjigje. Në bunkerin, ku grupi i të rinjve presin që ëndrra e tyre të realizohet, do të gjejnë drogë, dhunë dhe frikë. Edhe pse tmerri i vërtetë fshihet pas një muri të vjetër.

Aktoret: Manuela Arcuri, Francesco Rossini, Arnold Damazzeti, Lorenzo Lepori, Matia Çobanaj, Ermir Jonka, Ilirda Bejleri, Joli Emiri, Ismail Shino, Xhino Musollari, Edvin Mustafa, Elidon Alika, Endrit Ahmetaj

Regjisori: Alex Visani
Biletat jane ne shitje prane sporteleve te Cineplexx, si dhe mund t’i blini online me karte banke ne aplikacionin Cineplexx AL ne link per ta shkarkuar: https://www.cineplexx.al/Content.Node/al/events/_items/sonderevents/New_Cineplexx_App.sq.php
Per me teper info rreth filmit klinkoni: https://www.cineplexx.al/movie-al/Kthetrat-E-Shqiponjes/