RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar këtë të hënë në qytetin e Shkodrës, ku kanë kryer një operacion në lagjen Kiras, pasi po kërkojnë për persona me rrezikshmëri të lartë.

Burime për Abc bëjnë me dije se në në bashkëpunim me policinë e Shkodrës forcat operacionale kanë kryer kontrolle në disa banesa për të kapur persona me rrezikshmëri të lartë, por edhe ata të cilët mbajnë armë pa leje.

Nga aksion i policisë së Shkodrës dhe forcave operacionale janë shoqëruar në komisariat 3 persona të cilët dyshohen për armëmbajtje pa leje.

Tre të shoqëruarit ndodhen në komisariatin e policisë Shkodër duke u marrë në pyetje.