The Commerzbank AG logo sits on an illuminated sign outside a bank branch as the bank's headquarters stand beyond at dusk in Frankfurt, Germany, on Monday, Feb. 5, 2017. Germany's second-largest bank reports annual results on Feb. 8. Photographer: Alex Kraus/Bloomberg

Kostot e gazit natyror në vendet e BE-së ranë sot ndjeshëm, menjëherë pasi Italia njoftoi se do të vazhdonte të marrte gaz nga furnizuesi rus “Gazprom”. Çmimi i (TTF) Gas Futures, një kompani për tregtimin virtual të gazit natyror, në Holandë, dhe një pikë referimi për tregtimin në Evropë, ra me rreth 6% në 160 € (158,69 dollarë) për megavat orë. Ky është niveli më i ulët që kur gazi natyror arriti në 155 euro në fund të korrikut. Lajmi erdhi pasi Rusia njoftoi se po planifikonte dërgesat e gazit përmes Austrisë në Itali pas një ndërprerjeje të shkurtër të furnizimit, në fundjavë.

Kompania ruse e energjisë “Gazprom” tha se nuk kishte absolutisht asnjë arsye gjeopolitike për dërgesat e gazit. Përkundrazi, ndërprerja e furnizimeve ishte shkaktuar si rrjedhojë e problemeve me pagesat.Kompania italiane njoftoi sot se kishte gjetur një zgjidhje për problemin me klientët italianë. “Shqetësimet për mungesën e furnizimet me gaz këtë dimër mund të jenë zbutur pas publikimit të raporit të fundit të IEA-s”, thanë ekspertët e bankës gjermane “Commerzbank”.

“Nëse nuk do të merreshin masa për kursimin e energjisë, depozitimi i gazit, me shume gjasa do të binte në një nivel kritik prej 5%”, njoftoi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë. “Megjithatë, nëse konsumi i gazit reduktohet me rreth 10% të mesatares së pesë viteve, niveli i ruajtjes së gazit mund të arrijë në 25%”, tha “Commerzbank”.
Çmimet e gazit natyror janë ende në nivelin më të lartë historik. Çmimi i TTF u rrit përkohësisht në 311 dollarë më 25 gusht. Ndërprerja e dërgesave të “Nord Stream 1” shkaktoi një rritje të çmimeve.